Një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Tiranë. Policia bën me dije se A. G., 30 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.