30-vjeçari Can Kariçi u ekzekutua me silenciator brenda në automjetin e tij tip “Golf” me targa të huaja.

Sipas burimeve, shtetasi Can Kariçi ishte person me të shkuar kriminale dhe dyshohet se ka qënë vrasës me pagesë.

Ai ka qenë i arrestuar për krime kundër personit, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje targash të automjeteve të cilat përdoreshin në ngjarje kriminale.