“Ta ruajmë perlën tonë liqenin e Ohrit” është projekti i organizuar nga KAB Struga i cili synon që përmes këtij projekti të japë kontributin e saj sa modest aq dhe profesional, për krijimin e një mekanizmi për bashkëpunim efektiv ndërmjet autoriteteve qëndrore dhe lokale, “grupeve të interesit”, dhe organizatave të shoqërisë civile në rajonin e liqenit të Ohrit, rritjen e angazhimit aktiv të tyre përmes informimit dhe trenimit, ngritjes së kapaciteteve të tyre, për ti bërë ato pjesë aktive në proceset vendim-marëse në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij rajoni, me qëllim ruajtjen e statusit miks të UNESCO-s si Trashëgimi Botërore dhe Rezervë Biosfere.

Ky projekt vjen si përgjigje ndaj kërkesës së UNESCOO-s që thekson se, Statusi i rajonit është KRITIK, ndaj duhen adresuar urgjent tek të gjithë “aktorët” në rajon problematika si “kuptimi i pamjaftueshëm i vlerave të rajonit si Trashegimi e UNESCO-s nga të gjithë aktorët, (kombëtare, rajonale dhe lokale), pamjaftueshmëria në komunikim dhe koordinim ndërmjet administratave qendrore dhe lokale, përfshirja minore e shoqërisë civile, si dhe mbi të gjitha mungesa e një kulture bashkëpunimi permanent, që kanë sjellë për pasojë që progresi.

Mesazhi është rritja e ndërgjegjësimit të publikut për një bashkëpunim sa më të madh midis qytetarëve dhe autoriteteve për mbrojtjen e liqenit të Ohrit si një pasuri natyrore e pazëvendësueshme. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, më i thelli dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetër në botë dhe si i tille duhet ruajtur dhe mbrojtur pa kushte.