Zhvillimet rajonale kanë bërë që aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” të qëndrojë në Mesdhé bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë, duke hequr dorë kështu nga plani fillestar për kalimin në Lindjen e Mesme përmes kanalit të Suezit.

Sipas usni.org, komanda e aeroplanmbajtëses mori urdhër direkt nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili anuloi planet e saj për kalimin në Lindjen e Mesme.

Aktualisht, grupi i kryesuar nga “USS Harry S. Truman” ndodhet në detin Jon, vetëm pak milje në jug të Shqipërisë, në kufirin detar mes Italisë dhe Greqisë.

Gjithçka po ndodh pas rritjes së tensioneve në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Amerikanët kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre ushtarake në Europë dhe Mesdhe pas rritjes së tensioneve mes Ukrainë dhe Rusisë.

Putini ka “parkuar” dhjetëra mijë ushtarë dhe mjete ushtarake vetëm pak kilometra larg kufirit me Ukrainën, një kërcënim i drejtpërdrejtë ky, për pushtim.