Për gazetarin Artan Hoxha në 21 Janar 2011 ku gjatë protestës së opozitës së atëhershme u vranë katër persona në bulevard kanë nxjerrë shumë mësime.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Hoxha tha se shërbimi i kontrollit të brendshëm në atë kohë, ku ministria e Brendshme drejtohej nga Lulzim Basha ka nxjerrë gabimet dhe pikat e dobëta të policisë.

Hoxha tha se nga ajo protestë u mësua se jeta e qytetarëve është mbi gjithçka. Sipas gazetarit, vetë Berisha bleu më shumë mjete për të përballuar protestat dhe se kjo është edhe një nga arsyet pse Sandër Lleshaj përdorte shumë gaz lotsjellës.

“21 janari nuk është thjeshtë vijë për zhvillimet politike në vend por edhe për të rendit. Është një ngjarje që është studiuar edhe nga partnerët. Shërbimi i kontrollit të brendshëm, që ministria e Brendshme drejtohej nga Lulzim Basha në atë kohë i ka nxjerrë të gjitha defektet e policisë. Më vjen keq që nuk u bë shumë zhurmë në atë kohë, raporti shpjegonte ku ishin pikat e dobëta. Kur ka protestë ngrihet një shtab. Post komanda shikon të gjitha pamjet dhe ata marrin vendimet. Raporti nxirrte që turma agresive ishte shumë e vogël dhe mund të menaxhohej. Në rreshtat e parë u nxorën forcat e komisariateve. Ajo që ndodhi në 21 janar bëri që policia dhe agjencitë të kuptojnë që gjëja numër një në një protestë është jeta e qytetarit. Prandaj Lleshaj përdorte aq shumë gaz që të mos kishte përplasje fizike. Pjesa më e madhe e gazit lotsjellës në 21 janar shkoi te policët. Policia ka mësuar nga 21 janari se ajo që prevalon në protestë është jeta e qytetarit. Pse u ble gaz pas 21 janarit. Vetë Berisha ka blerë pajime të reja për policinë. Kur opozita akuzonte Llesh kimikun, unë e mbaj mend protestat e di pse u hidhnin gaz. Kjo ngjarje ka shërbyer,” tha gazetari.