Lufta mes Azerbajxhanit dhe forcave armene të pozicionuara në Nagorni Karabakh ka mbaruar prej disa muajsh, megjithatë në zonë ka viktima thuajse çdo ditë. Kësaj radhe ishin tre gazetarë ata që vdiqen pasi makina me të cilën po udhëtronin hasin në një minë tokësore të vendosur nga armenët.

Pamjet e shpërthimit janë filmuar nga vetë gazetarët teksa po lëviznin në një zonë malore të rajonin të Kelbajarit, i cili iu dorëzua Azerbajxhanit pas tërheqjes së forcave armene, raporton abcnews.al.

Nga shpërthimi i minës mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.