Nga Mero Baze

Gara në Partinë Demokratike deri tani ka prodhuar dy gjëra pozitive të cilat po I nxjerrin kundërshtarët e Lulzim Bashës, nga kurhti që ai tentoi ti fus. E para kur ai tentoi ti kompleksoj me mbështetjen e Berishës, edhe pasi SHBA e futi në listë të zezë, duke bërë sikur fliste “me heshtjen e tij” pro Berishës. Dhe e dyta duke I kompleksuar me pyetjen retorike, “Nëse thoni se zgjedhjet më 25 Prill ishin të lira, atëhere jap dorëheqje…”

Kurthin e parë e shpërthyen dy kandidatët në garë, Agron Shehaj dhe Fatbadh Kadillli. Së Të dy kandidatë në garë, kanë tejkaluar komplekset ndaj Sali Berishës dhe janë takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, të cilën “Klani Berisha” e ka shpall armike, duke u përcaktuar kështu qart pro qëndrimit amerikan ndaj Berishës.

Kjo mund ti dëmtoj më 13 Qershor, por pas 13 Qershorit këtë do ta bëjnë të gjithë, përfshi dhe Lulzim Bashën.

Kjo I lë në derë Lulzim Bashës mashtrimin që bën me demokratët . Ai po përpiqet të hesht dhe të mos shprehet për këtë temë me shpresë që të fitoj një here mandatin me 13 Qershor e më pas natyrisht ti vërë shkelmin Berishës.

Pra po vepron dy herë shëmtuar. Njëherë duke mashtruar zgjedhësit e tij tani dhe duke nxitur frymë antiamerikane në parti, e më pas duke u justifikuar që “Berishën do na duhet ta zbojmë se nuk e duan amerikanët”.

Kjo në thelb është vjedhje zgjedhjesh dhe duhet ti numurohet si e tillë pas zgjedhjeve, pasi është duke bërë një mashtrim elektoral. Në momentin kur Lulzim Basha pas zgjedhjeve të dal kundër Berishës dhe kjo ëshët e sigurt që do dal, atij I duhet kërkuar votbesim, pasi ka fituar me mashtrim.

Përjekja e tij e pare për të kompleksuar kundërshtarët me mitin e rremë të Sali Berishës dështoi dhe diga tani është çarë. Rivalët e tij po konkurojnë edhe kundër Sali Berishës, ndryshe nga Basha I cili shpreson të fitoj me votat e Berishës dhe pastaj ta shes atë.

Kurthin e tij të dytë e ka zhbërë sot Edit Harxhi. Ajo ka deklaruar se I njeh zgjedhjet e 25 Prillit dhe se shifrat flasin qartë. Edhe dy kandatë e tjerë e kanë tënë këtë më parë, duke pranuar humbjen, por deklarata e Harxhit është më e qartë.

Për herë të parë në PD po shfaqen njerëz që vënë llogjikën në punë dhe nuk sillen rrotull klisheve të prodhuara nga selia e SHQUP.

Tani Lulzim Bashës I janë rrëzuar të dy kauzat me të cilat kërkonte ti bindte demokratët se ai është fitues I 25 Prillit dhe se ka mbështetjen e Berishës.

Pra pyetjes retorike të Bashës “nëse thoni se PD ka humbur…” kundërshtarët po I përgjigjen, “Po, mendojmë se PD ka humbur nën drejtimin tend”.

Ashtu dhe si ka ndodhur vërtet. Po ashtu kundërshtarët po marrin qëndrim kundër Berishës. Të amrrësh në këtë garë qëndrim ndaj Berishës është ndershmëri gare. Është po kaq e ndershme të marrësh qëndrim dhe pro Berishës në këtë garë. E vetmja gjë e pandershme, është të bësh si Lulzim Basha, që kërkon të jetë në heshtje me Berishën deri më 13 Qershor dhe pastaj kundër tij për të vazhduar në krye të partisë.

E di që shumë njerëz nuk besojnë tek kjo garë brenda PD, se u duket fallco. Dhe ka plot element të tillë. E di që shumë vet presin të “lind” brenda 24 orëve një Berishë tjetër të mundi Lulin. Por këto janë ëndrra në diell.

Në PD për herë të parë pas më shumë se 25 vitesh, po kthehet në debatin politik llogjika, që ka qenë “a non grata” në oborrin e asaj selie.

Dhe kjo nuk është pak. Kjo e thërmon çdo manekinë që përsërit si papagalli gënjeshtra që nuk I beson vet, por që shpreson që ti besojnë militantët që e mbajnë kryetar. Kjo është sifda reale ndaj Lulzim Bashës, për të cilën ai nuk do flasi deri më 13 Qershor.