Një 33-vjeçar i identifikuar si Indrit Sadetini ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi me eksploziv pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë pranë Lungomares.

Dyshimet e para të policisë janë se 33-vjeçari është bërë shënjestër e një atentati që ka ndodhur përpara në pallati.I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.