COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,487 testime, 335 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit statistikat e Covid janë si vijon: Janë kryer 2,487 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 335 qytetarë, në këto bashki: 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat,  9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë 6,601 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kamza 69 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Janar 2022) Raste të reja ditore         335 Të shëruar në 24 orë       115 Të shtruar në spitale       110 Humbje jete në 24 orë    2 Testime ditore                 2,487

Testime totale              1,489,836 Raste pozitive                 211,220 Raste të shëruara           201,397 Raste Aktive                        6,601 Humbje jete                         3,222

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3098 Fier                 657 Durrës             616 Shkodër          440 Elbasan           406 Vlorë                394 Berat               269 Lezhë              200 Gjirokastër     198 Korçë               151 Dibër                103 Kukës               69