Një ari i zi i quajtur “Hank the Tank” po kërkohet nga policia e Kalifornisë për “cënimin e privatësisë” në dhjetëra shtëpi në një lagje të Lake Tahoe që nga vera e kaluar, shkruan BBC

Ariu i zi peshon 227 kg, shumë më tepër se ariu mesatar dhe duket se e ka “anashkaluar” letargjinë në dimër për shkak të furnizimit të mjaftueshëm me ushqim. Grupet e kafshëve të egra po bëjnë thirrje që ai të vendoset në një vend të sigurt, dhe jo të vritet.

“Ariu është mësuar të përdorë madhësinë dhe forcën e tij për të hyrë me forcë në shtëpi,” tha zëdhënësi i Departamentit të Kafshëve të Egra në Kaliforni, Peter Tira. Gjithashtu i kurorëzuar si “Mbreti Henri” në shtyp, Hank “është lehtësisht i identifikueshëm për shkak të madhësisë së tij.

Zyrtarët kanë marrë më shumë se 150 telefonata për Hank. Ai ka hyrë në gati 40 shtëpi, duke shkaktuar ndëme të rënda, vetëm në gjashtë muajt e fundit