Tabloidi i njohur britanik “The Sun” ka vënë në “peshore” Armando Brojën me sulmuesit e Chelsea në Premier League. Më saktësisht, ka nënvizuar efikasitetin e shqiptarit të huazuar te Southampton dhe atë të transferimit prej 97.5 milionë £ të bluve të Londrës, Romelu Lukaku:

“Në fakt, Broja ka qenë aq mbresëlënës sa ka shënuar më shumë se sulmi i bluve në gara të ndryshme. Sulmuesi shqiptar ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezon, çka është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel.

Southampton loanee Armando Broja has been outshining Chelsea star Romelu Lukaku

Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë se 97.5 milionë stërlinat e shpenzuara për Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi.

20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë e mesatares (minuta për gol), pasi shënon në çdo 205 minuta lojë, në krahasim me Werner, i cili vjen i dyti në këtë lloj renditjeje me gol për çdo 258 minuta lojë. Sulmuesi i ‘shenjtorëve’ është edhe dribluesi më i mirë i grupit sulmues në pronë të Chelsea, me 1.8 driblime të suksesshme për 90 minuta.

Megjithatë, statistikat nuk janë të gjitha të mira. Broja është i reduktuar për sa iu përket asisteve, saktësisë së pasimeve dhe goditjeve në 90 minuta nga brenda zonës së rreptësisë në krahasim me yjet e Chelsea.

Por, sërish performon po aq mirë, apo edhe më mirë se Lukaku në të gjitha kategoritë e lartpërmendura. Kjo, pasi belgu vendosi një rekord të padëshiruar së fundi, kur e preku vetëm 7 herë topin gjatë fitores së londinezëve perëndimorë ndaj Crystal Palace, të shtunën.

Southampton ace Armando Broja has been shining bright while on loan at St Mary's

Kjo është një nga shumë arsyet pse menaxheri i Southampton, Ralph Hasenhuttl dëshiron të nënshkruajë me të riun shqiptar mbi baza të përhershme këtë verë. Hasenhuttl tha: “Ai e di se sa e rëndësishme është për të si lojtar të luajë vazhdimisht. Këtu merr shanset e duhura dhe ka treguar se përshtatet me lojën tonë. Ka shumë shembuj ku lojtarët, pas ndryshimit të klubit nuk performojnë siç kanë bërë me ne”.