Pasi dislokoi trupat në Ukrainën lindore, Putin bën lëvizjen e radhës në favor të tij. Presidenti rus thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën – por se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj ishin të panegociueshme. Në një fjalim video për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për “dialog të ndershëm”.

Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë për betejë të forcave të armatosura ruse, duke thënë se ishte i sigurt se ato do të ngriheshin në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit.

Trupat ruse mbeten afër kufijve të Ukrainës. Imazhet satelitore gjatë 24 orëve të fundit kanë treguar disa dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore dhe më shumë se 100 automjete në një fushë ajrore në Bjellorusi afër kufirit të Ukrainës, sipas kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore Maxar.