Prokuroria e Përgjithshme fundos kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj. Sot organi qendror i akuzës i ka dërguar një shkresë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ku tregon se kryetari i bashkisë Mallakastër ka qenë i dënuar në vitin 2000 për veprën penale të konfliktit, përleshjes dhe dëmtimit me dashje.

Rezulton se zoti Ismailaj nuk e kishte deklaruar më herët faktin që ka qenë i dënuar çka do të thotë se ai tanimë, pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme rrezikon të humbasë mandatin e kryebashkiakut.

Kjo nuk është hera e parë që të zgjedhurit në Shqipëri rezultojnë me probleme të fshehura penale dhe shkarkimi i mundshëm i kryebashkiakut të Mallakastrës do të shtojë numrin e bashkive që janë aktualisht pa drejtues.