Pas një periudhe festive të shënuar nga temperatura jashtëzakonisht të buta, Uashingtoni, por jo vetëm po përballen me një stuhi dimërore, me borë që çoi në mbylljen e disa shërbimeve federale, shkollave, pezullimin e shërbimeve të autobusëve duke shkaktuar probleme edhe në transportin ajror.

Shtëpia e Bardhë ishte e mbuluar me një vello të bardhë, ashtu si kupola e Kapitolit, ndërsa në rrugë disa zgjodhën të bënin ski. Reshjet e borës arritën të paktën 18 cm në kryeqytetin e SHBA dhe mund të rriten deri në 25 cm paralajmëruan shërbimet meteorologjike, duke vënë Virxhinian në gatishmëri për një stuhi.

“Përgatituni për rrugë të mbuluara me borë dhe ngrica, të cilat do ta vështirësojnë trafikun” është mesazhi i autoriteteve për qytetarët. “Stuhia e dimrit me erëra të forta që shoqërojnë reshjet e dendura të borës, mund të shkaktojë gjithashtu stuhi bore dhe përmbytje të mundshme”, thanë ekspertët.