Nëntë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë E. C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollitfizik, policia i gjeti  një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Kurse, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në  flagrancë R. A., 52 vjeç, pasi u kap nga policia në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me një leje drejtimi të falsifikuar.

Në pranga është vënë edhe një 45-vjeçar që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan edhe K. S.(Xh)., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia ka ndaluar një 33-vjeçar të dënuar më parë për vjedhje pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:

A.B., 50 vjeç dhe N. Ç., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K.L., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

O.S., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar shtetasen Z. Xh., 73 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.