Në një kohë që retorika për “pagë mesatare 900 euro” ka prekur kulmin, në xhepat e shqiptarëve nuk po futen më shumë para’.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, paga mesatare bruto në 3-mujorin e parë të vitit arriti në 64 mijë e 706 lekë nga 59 mijë e 242 lekë në po të njëjtin hark kohorë të një viti më parë duke shënuar kështu një zgjerim me 9.2 për qind.

Por në fakt, pas ndikimit të inflacionit që në harkun e muajve janar-mars ishte 7.2 për qind, rritja e pagës mesatare bruto në fakt ishte vetëm 2 për qind.

 “2% është një rrite reale që është më mirë se asgjë, por mbetet shumë e vogël nëse ne duam të ndalim emigrimin. Shumë nga ne largohen për arsye ekonomike, dhe kjo rritje me 2% nuk ndihmon”, u shpreh pedagogu i Ekonomisë në SHBA, Klajdi Bregu.

Reforma e pagave zhgënjen edhe më shumë nëse paga mesatare krahasohet me fund-vitin e shkuar. Paga mesatare bruto në 3-mujorin e katër të 2022-shit ishte 66 mijë e 14 lekë, rreth 2% më e lartë se këtë fillim-vit.

“Ka rritje të retorikës për rritjen e pagave, më shumë se sa rritje reale  të pagave. Mund♪7sitë e vendit janë për rritje reale të pagave”, shtoi Bregu.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se të punësuarit në sektorin e informacionit dhe komunikimit, atë bankar dhe në argëtim, paradoksalisht me situatën patën ulje të pagave pas ndikimit të inflacionit. Nga ana tjetër, në bujqësi, industri, transport dhe tregti pagat u rritën me 4 deri në 7 për qind.

 “Problemi që ne kemi pasur është se në Shqipëri, largimi i njerëzve po ul fuqinë punëtore dhe shohim që në ata sektorë që ka nevojë emergjente për punëtore, ka edhe një rritje të lehtë të pagave”, u shpreh Bregu.

Paga mesatare bruto pritet ndërkohë të pësojë rritje të konsiderueshme nisur nga 3-mujori i dytë. Kjo si pasojë e miratimit të ligjit për rritjen e pagave në administratën publike.