Qarku i Fierit u trondit sot nga një vrasje makabre ku djali akuzohet se i mori jetën babait duke e masakruar me një shkop.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, të Roskovecit në Fier.

Policia thotë se në banesën e tij, Erdis Rapi 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (shkop), babain e tij, shtetasin Dhori Rapi, 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Por kush është Erdis Rapi. Në profilin e tij në Facebook, i dyshuari shprehet se është një djalë unik.

E në fakt unike dhe e papranueshme është që të ngresh dorë mbi babain duke e vrarë.

Policia thotë se krimi në familje erdhi për motive të dobëta. Ende nuk është e qartë dinamika që çoi deri në veprimin ekstrem ndërkohë që pritet marrja në pyetje e të dyshuarit.

Mësohet nga policia e Fierit se i dyshuari kishte probleme mendore dhe ky mendohet të jetë shkaku nxitës për krimin e rëndë.