Kryeministri Edi Rama ka folur sot edhe njëherë për protestën te selia e PD dhe për qëndrimin që mbajti Basha.

‘Situata është shumë e vështirë për momentin, unë uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet, janë e njëjta anë e medaljes për të thënë të vërtetën, Policia e shtetit ishte në sfidën më të vështirë në këto 30 vite sipas meje.

Kurrë më parë policia nuk e ka pasur sfidën e saj që të futet në oborrin e partive, që të ndajë palët e njëjta, çështja është trajtuar me profesionalizëm. Për mua dhuna mund të ishte shmangur, nëse nuk do të ishte fortifikuar selia, deklaroi Rama.

‘Lulzim Basha disa herë e kam përsëritur bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë dikush që ka sensin e përgjegjësisë ndaj njerëzve duke folur për fortifikime në vend se të fliste për nevojën që ai institucion të mbrohej nga policia e shtetit. Duke përjashtuar policinë e shteti janë veprime të ngjashme të dyja kufomave. Prandaj ju them se është e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë’, theksoi kryeministri.