Ditëlindja e Borës vazhdon të komentohet.

Moderatorja është bërë epiqendër e lajmeve rozë për shkak të angazhimeve në TV, rrjetet sociale, por edhe për shkak të jetës së saj private.

Pas ndarjes me VBin velin, ish-bashkëshortin e saj, ajo pati një raport me Donald Veshajn. Por edhe kjo lidhje nuk funksionoi gjatë, transmeton Noa.al.

Por le të kthehemi tek festa.

Me rastin e 30-vjetorit, moderatorja kishte organizuar një festë madhështore ku kishte ftuar të gjithë miqtë e saj.

Një nga të ftuarit që mori vëmendje në ditëlindjen e Borës është edhe ish-partneri i saj, Vin Veli me të cilin ka edhe një djalë, Arborin.

Ai duket se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Borës që të ishte pjesë e festës së ditëlindjes së saj, pavarësisht situatave që ata kanë kaluar me njëri tjetrin pas ndarjes, duken të kenë mbetur miq të mirë.