Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në kryeministri, ku ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit ka publikuar një video gjatë momentit që Erdogan ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe pasi ka takuar Ramën, për një moment ka nxjerrë krëhërin duke krehur flokët. Më pas kanë bërë një takim duarsh përpara kamerave.

Pas takimit me Ramën, sipas axhendës, ku do nënshkruhen disa marrëveshjeve, do të mbahet edhe konferenca e përbashkët për shtyp.

LINKU I VIDEOS : https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F324259346245983%2F&show_text=false&width=560&t=0

lajmi në përditësim…