Në epokën Erdogan, Turqia ka vendosur të të ndryshojë edhe emrin ndaj filloi një fushatë për të shpallur vendimin presidencial për të përdorur fjalën “Türkiye” në arenën ndërkombëtare.

Fushata “Hello Turkiye” e filluar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës do të krijojë ndërgjegjësim global për të zëvendësuar emrin Turkey me Turkiye.

Autoritetet turke kanë vendosur ta promovojnë imazhin e vendit në botë pak ditë pasi në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kishte paralajmëruar ndryshimet duke ndërruar ndërkombëtarisht emrin e njohur si “Turkey” në “Turkiye”.

“Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Presidenca turke e Erdogan.

Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë. Ribrendimi nacional mund të ndodhë për shumë arsye, të prezantohet në një imazh pozitiv apo ndoshta për shkak të politikës.

Turistët e huaj nga pjesë të ndryshme të Turqisë shihen duke përshëndetur në video duke thënë “Hello Türkiye”.