Duke folur për një shpallje të mundshme “non grata” nga SHBA, Presidenti Ilir Meta ka theksuar se i vjen për të qeshur kur flitet për këtë çështje.

Kreu i Shtetit deklaron se nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Duke folur në emisionin “Opinion”, Meta ka shtuar se ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë.

“Non grata? Mua me vjen për të qeshur me këtë  çështje. Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të ndodhte sa kohe jam President. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me ligjet në SHBA. Nuk ka paguar asnjëherë as në të bardhe, as në të zezë për të bërë foto me Presidente të SHBA. Ilir Meta ke zero probleme me SHBA. Ilir Meta ka një raport të parë dhe të shenjtë me Shqipërinë dhe nuk bën asnjë akt që lëndon Shqipërinë. Këtë unë ja u kam bërë të qartë të gjithëve.” tha Meta.

“Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit. Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë. Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë.” tha Meta më tej.

“Ilir Meta, nuk ka bërë asnjë marrëveshje me institucionet në SHBA, për interesa personal të tij. Ilir Meta ka firmosur marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, nëse kjo gjë ka probleme jam i gatshëm të të përballem edhe atje dhe me çdo institucion tjetër.” ka shtuar Ilir Meta