Italia ka regjistruar 188,797 raste pozitive me koronavirus nga 1,110,266 teste të kryera në 24 orët e fundit. Një ditë më parë, në vend u regjistruan 192,320 të infektuar nga 1,181,889 teste të kryera.

Autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur po ashtu se brenda ditës u regjistruan edhe 385 raste fatale. Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë numri total i viktimave shkon në 142,590. Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë shërbim spitalor 1,698 pacientë kurse 143,029 janë të shëruar. Shkalla e pozitivitetit është 17%.