Lufta duket totale mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe administratës aktuale të futbollit shqiptar, kryesuar nga Armand Duka. Zgjedhjet e 2 marsit kanë vënë në ballë të betejës qeveritare për të kapur edhe organet drejtuese të futbollit kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Ky i fundit është denoncuar sot zyrtarisht për presionin dhe gjuhën ordinere, siç e quan FSHF, që përdori ndaj disa përfaqësuesve të Shoqatës Rajonale të Tiranës, gjatë mbledhjes me ta, që organizoi mbrëmë në Hotel “Tirana Intëernacional, duke iu kërkuar të votojnë të preferuarin e tij, pra llogoren anti Duka.

Zëdhënësi i FSHF-së, Andi Verçani u shpreh mbi video-regjistrimin e Erion Veliajt: “Mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara Aasmblesë, në mënyrë të beftë dhe të papritur për ju dhe jo për ne, është zhvilluar një takim nga kryetari i Bashkisë Tiranë me disa anëtarë të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë.

Mësuesve të edukimit fizik dhe trajnerëve të futbollit të rajonit të Tiranës iu është bërë një listim i gjërave që duhet të bëjnë. Kemi gjithë materialin dhe një audio prej 27 minutash që do vendoset në dispozicion të gjithë mediave.

I gjithë materiali ka faza shumë të rënda, fjalori është i kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Një fjalor prej një rrugaçi dhe si i fortë lagjeje, në disa momente kryetari shfaqet edhe si prokuror. Disa akuza janë: Nesër do mblidhemi në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do shkojmë në FSHF për t’iu bërë shu**ën.

Jo UEFA dhe FIFA të zbresin, por edhe Jezusi dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin luftën time. Unë do bëj çdo gjë për t’u nxirë jetën këtyre me prokurori dhe me SPAK. Nuk tërhiqemi dot tani, edhe po të duam, pasi prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vendosur në kontroll.

Po mirë mor Sulë (i drejtohet Sulejman Memës, kreytarit të Shoqatës Rajonale Tiranë): Si ka mundësi që ju ka marrë burrërinë?! Si mund të zbresë robi ko**t dhe të sillet si rrotë k’?! Nuk jemi kurva që të fshihemi, jemi 40 burra që do shkojmë në FSHF t’u bëjmë shurrën.

E di që kanë bërë disa veta këtë gabim. Sot do të keni juristin dhe noterin në fund të sallës, do të firmosni. Votat tona janë sot këtu me noterin tonë. Pasi të shpartallojmë Tiranën, do ikim qytet më qytet. Jam kryetar bashkie, dua ta kontrolloj unë futbollin. Futbolli është një nga dhomat e shtëpisë time. Ju do mbështesni në bllok kryetarin Prodani”.