Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Athinën rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik, në fillim të bulevardit Syggrou.

Shpërthimi ishte tepër i fortë e shkatërrimtar duke tronditur zonën dhe frikësuar banorët e pallateve përreth.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 18 zjarrfikëse me 6 automjete dhe një mjet special me shkallë.

Pamjet tregojnë se shpërthimi i fortë dhe vala goditëse kanë shkaktuar dëme në shumë objekte në një distancë të largët, ku janë thyer xhamat dhe janë shembur fasadat e ndërtesave! Shume objekte janë hedhur disa metra larg!

Sipas informacioneve paraprake të televizionit shtetëror ERT ka të paktën një person të plagosur, i cili është dërguar në Spitalin “Laiko”. Dëshmitë e banorëve flasin edhe për të lënduar të tjerë.

Nuk dihet se si ka ndodhur shpërthimi, i cili u pasua nga një zjarr, i madh i përhapur me pas edhe në një pallat aty pranë.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur flakët.