Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Lubomir Joveski këtë të enjte ka bërë me dije se është kërcënuar.

Mediat vendase kanë publikuar një njoftim ku theksohet se kryeprokurori t i është dërguar me postë një shkresë ku ai kërcënohej me jetë.

Ngarkesa e rekomanduar me kërcënim është e shkruar në maqedonisht dhe anglisht.

Ndërkohë kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje nga Prokuroria Publike.