Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend për herë të parë pas 10 shtatorit kur u përjashtua nga grupi parlamentar i PD pasi u shpall ‘non grata’.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha foli për protestën e banorëve të 5 majit duke thënë se nuk e mbështet barbarinë ndaj qytetarëve.

Berisha: Para jush ishte drama jetësore, kanë 15-20 vite në banesa, por po u prishen. U prishën banesa nga qeveritare që dëshmojnë se hajnitë janë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore. Nuk mbështes barbarinë ndaj qytetarëve të tij por mbështes zhvillimin e qytetit.

Ke detyrim të ulesh me qytetarët, qoftë zhvillues shtetërore, qoftë privatë. Përveç kësaj gjithçka që veprohet bëhet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para 2014, trajtohen me këtë ligj, legalizim dhe pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh.