Presidenti Ilir Meta ka folur sërish për rikthimin e tij në krye të LSI duke paralajmëruar Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, në atë që e quajti si koalicioni “bravo-brava”.

Në konferencën për shtyp, i pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim mes LSI dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 6 marsi, Meta tha se aleati i tij i vetëm është “populli i 2 marsit”, ndërsa në garë do të jetë pas një viti kur edhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme lokale.

“Aleati im i vetëm populli i 2 marsit, me mimoza, i mrekullueshëm, qytetar, dinjitoz. Sikur janë shtuar pjesëmarrësit, por nuk është ky problemi. Ka një spekulim, për t shmangur vëmendjen nga të gjitha çështjet. Edhe juristi i vitit të parë po ta hetonte do ti kishte dhënë një goditje fatale korrupsionit në Shqipëri. shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë ose për të më paraqitur si të përfshirë në gara të mëparshme. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje sepse i takoj bashkinë së Tiranës. Por, si çdo marrë fund koha e gallatave me borxhet për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë ndaj pronarëve. Ajo gjuhë që përdoret për të blerë ishullin e vetëm është gjuhë e përditshme ndaj pronarëve.

Kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar. Nuk kam marrë pjesë në ndonjë garë. Kam qenë në garë për të mbrojtur kushtetutën. Por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar që kam recituar poezi. Unë do të marr pjesë në gara, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do ti recitoj poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni, pas zgjedhjeve dhe garës së parë”, tha Meta.