Mbrëmjen e djeshme, Donald dhe Einxhel u përfshinë në një debat të ashpër mes tyre, që ishte vazhdim i përplasjeve që ata kanë pasur jashtë shtëpisë së Big Brother.

Ata kanë pasur një bashkëpunim që shkoi keq, dhe mbrëmë kanë vendosur që të dalin hapur.

Donaldi e akuzoi Einxhel se nuk është korrekte në punë, ndërkohë që moderatorja tha se aktori dhe vëllai i tij përdorin të dashurat për të fituar më shumë famë.

Pas spektaklit, Donaldi ka folur me Arjolën, ku ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. Sipas tij, kishte raste që flinte pa ngrënë, për shkak se nuk kishte mundësi ekonomike.

“Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna, dhe megjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku”, thotë Donaldi.

Ndërkohë që Arjola tregon se dhe ajo ka bërë sakrifica të ngjashme.