Ish-ministri do të dalë kështu me pranga në duar nga ambientet e gjykatës, i shoqëruar nga policia dhe do të transferohet në ambientet e burgut 313. Saimir Tahiri prej 5 vitesh vijon betejën me drejtësinë dhe nuk mundi të faktojë pafajësinë e tij.

Por çfarë ndodh tani?

Vendimi i sotëm i Apelit është i formës së prerë, që do të thotë se do të ekzekutohet. Ish-ministri përfundon kështu në qeli. Megjithatë, ai ka të drejtë ta apelojë në shkallë të tjera. Tahiri mund të bëjë kështu rekurs në Gjykatën e Lartë duke filluar që nga dita e nesërme. Ndërkohë, këto procedura mund të ndiqen vetëm nga avokatët e tij, pasi ish-ministri do të jetë në burg.