Gjigandi amerikan i informimit, Agjencia e Lajmeve Bloomberg, ka tronditur botën pasi publikoi një titull ku shkruhej, “Live: Rusia pushton Ukrainën”.

Titulli u pulikua në faqen zyrtare rreth mesnatës dhe qëndroi aty për gati gjysmëm ore.

Pamjet e lajmit të Bloomberg të shpërndara në Twitter tregojnë se pretendimi i bujshëm mbeti kryesisht i pavënë re për të paktën 24 minuta, përpara se të fshihej.

Agjencia e lajmeve e pranoi gabimin, duke thënë se ata përgatisin titujt për shumë skenarë të mundshëm dhe titulli “Rusia pushton Ukrainën” u botua pa dashje rreth orës 16:00ET, në faqen e tyre të internetit.

“Na vjen shumë keq për gabimin. Titulli është hequr dhe ne po hetojmë për të kuptuar se si u publikua” shtoi Bloomberg në një postim “mea culpa”.

Gabimi i rrezikshëm vjen pasi situata mes dy vendeve është mjaft e tensionuar.