Një banor ka humbur ndjenjat te ‘5 Maji’ në Tiranë.

Në foto shihen grumbulli i punonjësve të policisë që po i japin atij ndihmën e parë.

Që herët në mëngjes ka nisur shembja e banesave në këtë zonë.

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur ndërhyrjen për prishjen e ndërtimeve.

Sot janë planifikuar që të prishen 11 banesa.

Forcat e policisë kanë hyrë brenda banesave për të nxjerrë nga aty banorët që ende nuk duan të dalin, duke kundërshtuar shembjen.

Një prej qytetarëve është nxjerrur zvarrë nga policia i cili më pas ka humbur ndjenjat.