Pas dhënies së dënimit për Sajmir Tahirin, sentenca që dha gjykatësi i cili ja doli të kapte veshin e djathtë me dorën e majtë duke e kaluar mes këmbëve la të habitur juristët, u zbulua edhe testi që kishte kaluar për t’u zgjedhur si gjykatës i çështjes.

Pyetjes së komisionit se “Kur unë isha katër vjeç dhe vëllai im 2 vjeç, ndërsa sot që jam 44, sa vjeç është vëllai im?”, ai u përgjigj në këtë mënyrë:

Kjo është një përgjigje e vështirë. Mund të jetë 42 vjeç por mund të jetë edhe 41 ose 43, pasi varet në cilin muaj ke lindur ti dhe cilin muaj ka lindur ai.

Por vëllai jot edhe mund të ketë vdekur.

Mund të jetë edhe rasti kur nëna jote ka pasur një të dashur dhe ky nuk është fare vëllai jot ndaj kot që të bëjmë llogaritë.

Ose nëna jote e ka adoptuar vëllain tënd dhe nuk ja ka idenë se kur ka lindur tamam.

Kemi edhe rastin kur vëllai jot mund të ketë ndërruar seksin dhe i bie që ti nuk ke më një vëlla por një motër.

Por kemi edhe rastin tjetër që vëllai jot nuk ka vdekur por e kanë sajuar vdekjen e tij pasi është pjesë e një programi qeveritar me një anije që udhëton me shpejtësinë e dritës, dhe në bazë të teorisë së relativitetit ai është më i ri sesa 42 vjeç që ti e mendon.

Pas kësaj përgjigjeje, komisioni vendosi unanimisht që gjykatësi ishte i denjë për të gjykuar çështjen Tahiri.