Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premte një informacion sa i takon vaksinimit të qytetarëve me dozën e tretë kundër COVID.

“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Aty citohen kushtet e vaksinimit me këtë dozë, kategoritë dhe koha e marrjes së vaksinës. Doza e tretë rekomandohet për personat mbi 60-vjeç dhe disa kategori të tjera, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

LINKU I VIDEO : https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1071597993604367%2F&show_text=false&width=560&t=0

Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë?

  1. Të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike
  2. Personeli shëndetësor
  3. Personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë
  4. Personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuar

Kur duhet të marrin dozën ë tretë?

  • Jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë