Humb jetën një i paraburgosur në burgun e Peqinit.

Andi Gjoci 46-vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e burgut të Peqinit, për arsye ende të paditura.

Mësohet se 46-vjeçari ishte në qeli i akuzuar për vjedhje.

Ai mori ndihmën e parë mjekësore në paraburgimin e burgut dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet një arrest kardiak.