Kritik ndaj reformës në drejtësi, presidenti i Republikës Ilir Meta nuk e ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare se a do të dekretojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zgjatjes së afateve për organet e Vettingut. I ftuar në një studio televizive Meta tha se nuk komenton pa u zbardhur vendimi.

“Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk ka ardhur apo ndoshta nuk vjen, të mos futemi në çështje proceduriale. Nuk është zbardhur se këta dhe falsifikojnë. Dua t`ju them. Ky proces ishte parashikuar.”-tha kreu i shtetit.