Zgjati një orë e 2 minuta telefonata mes presidentëve të SHBA-ve Joe Biden dhe atij të Rusisë Vladimir Putin në lidhje me krizën në Ukrainë. CNN rapoton se telefonata nisi në orën 11:04 të mëngjesit me orën lokale të Uashingtonit dhe përfundoi në  orën 12:02. Ajo u zhvillua pas një jave intensive përpjekjesh diplomatike për të shmangur konfliktin në Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon të grumbullojë trupa pranë kufirit.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Kremlini zyrtar nuk kanë dhënë ende detaje mbi rezultatet e bisedes direkte mes dy presidentëve.

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur disa forca amerikane nga Ukraina dhe kanë urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi frika rritet se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme, raporton abcnews.al.

Administrata amerikane e ka njoftuar një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia deri të mërkurën e javës së ardhshme në një kohë që të gjitha kancelaritë perëndimore i kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga vendi.

Pse Rusia kërkon të pushtojë Ukrainën?

Kërcënimi duhet të meret seriozisht pasi Rusia ka pushtuar dikur Ukrainën. Kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti separatistët që pushtuan pjesë të mëdha të Ukrainës lindore, raporton abcnews.al

Rebelët kanë luftuar me ushtrinë ukrainase që atëherë në një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima.

Por sa e rrezikur është Ukraina nga një pushtim i mundshëm rus?

Rusia ka theksuar se nuk ka plane të pushtojë Ukrainën dhe shefi i inteligjencës së jashtme Sergei Naryshkin i ka cilësuar të rreme këto akuza që janë përhapur  nga SHBA-ja dhe kryeqytetet e tjera përëndimore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se rreziku i konfliktit është shumë real.

Shtetet e Bashkuara thonë se një pushtim rus mund të ndodhë në çdo moment por nuk e dine saktësisht se kur do të ndodhë diçka e tillë. Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina. Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Holanda, Letonia dhe Norvegjia kanë ndjekur të njejtin shembull.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha: “Ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm me te cilin është përballur Europa për dekada dhe ne duhet të gjejmë zgjedhjen.”

Oficeri më i lartë ushtarak i Presidentit Biden, Gjenerali Mark Milley, ka paralajmëruar se shkalla e forcave ruse do të shkaktonte një numër të konsiderueshëm viktimash dhe luftimet në zonat urbane do të ishin katastrofike. Ndërkohë Ukraina i ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin panik.

Franca beson se qëllimi kryesor i Putinit është të arrijë një marrëveshje më të fortë sigurie.

Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se do të marrë masa hakmarrëse ushtarako-teknike,  nëse Perëndimi vazhdon me qasjen agresive. Mijëra trupa ruse po marrin pjesë në stërvitjet në Bjellorusi, afër kufirit të saj prej 1,084 km me Ukrainën.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë kohët e fundit e krahasoi situatën aktuale me krizën e raketave kubane të vitit 1962, kur SHBA dhe Bashkimi Sovjetik ishin në prag të një  konflikti bërthamor.

Pozicionimi i trupave ruse