Shqipëia i kërkon Rusisë të heqë dorë nga forca.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka i ka kërkuar Rusisë dhe udhëheqësve të saj që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale theksohet se Shqipëri i qëndron pranë këtij shteti.

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të rikofirmojmë edhe një herë mbështetjen e #Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të #Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë për #Rusinë që të ulë tensionet dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, shkruan Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Ushtria ruse është pozicionuar vetëm disa kilometra nga kufiri ukrainas dhe kërkon nga NATO dhe Kievi që të japin garanci që vendi nuk do të anëtarësohet në organizatë.