Bashkia Tiranë është mbuluar e gjitha me flamurin e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë.

Siç shihet dhe nga pamjet e NOA/LSA i gjithë muri i bashkisë është mbuluar nga flamuri blu dhe i verdhë i Kosovës.

Këto pamje u publikuan dhe nga vetë Veliaj, i cili do të shkruante: “Dashni nga Tirana”.

Në vendin tonë nuk pati aktivitete për Pavarësinë e Kosovës, shtet i cili feston sot 14-vjetorin e Pavarësisë.