TIRANË – Vetëm pak orë na ndajnë nga çelja e fushatës nga dy partitë më të mëdha të  vendit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Abcnews.al mëson se Partia Demokratike e cila e hap fushatën e saj në orën 17:00, do të ketë edhe surpriza. Bëhet fjalë për pjesëmarrësit në këtë takim fushate, të cilët do të marrin pjesë me makinat e tyre.

Nga sheshi “Nënë Tereza” deri tek Galeria e Arteve, i gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit do të jetë i mbushur me makina të simpatizantëve të PD të cilët do ndjekin fjalimin. Besohet do të jenë 600-700 makina në Bulevard.