Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të nisin zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit pasditen e kësaj të enjteje. Partia në pushtet është duke bërë përgatitjet në sheshin “Skënderbej” ku janë duke u vendosur nga 9 karrige, grupe-grupe në mënyrë që të respektohen masat anti-covid.

Partia Demokratike është nga ana tjetër, në sheshin “Nënë Tereza” dhe po ashtu po vijon me përgatitjet e fundit. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur bokse në të cilat do të luhet edhe kënga “Unstoppable” e Sias, këngë e fushatës së PD-së për këto zgjedhje.

Dy forcat kryesore politike të vendit i “ndezin” zyrtarisht motorët e fushatës këtë pasdite, në orën 17.00 nis aktivitetin, PD dhe në orën 18.00, PS.