Punonjësit e kanë parë fabrikën e peshkut në Lezhë teksa shkrumbohet në orët e para të mëngjesit.

Zjarri dyshohet të ketë rënë te ambienti ku mbahen frigoriferët. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit, ndërsa flakët vijojnë të shkrumbojnë çdo gjë prej më shumë se 2 orësh.

Ndërkohë si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur lëvizja në rrugën Lezhë-Tiranë është devijuar dhe makinat po përdorin aksin e vjetër. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët. Njëri prej zjarrfiksëve është ndjerë keq për shkak të sasisë së madhe të tymit.