Altin Alikaj është ushtaraku 46-vjeçar, që u gjet në banesën e tij pa shenja jete ditën e sotme  nga e ëma.

Abc News mëson se ushtaraku  ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt nga kushëriri i tij në policinë e Vlorës. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”