Vetvaret në ambientet e paraburgimit të burgut të Peqinit Astrit PUkameta. 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e këtij burgu.

Astrit Pukameta grabiti karburantin pak ditë më parë në Kavajë.

Ai ishte arrestuar nga policia më datë 16 shkurt të këtij viti për vepra të ndryshme penale si “plagosje e rëndë me dashje”; “kanosje”; “pengmarrje” dhe “vjedhje me dhunë”.

Ai tentoi t’i vinte zjarrin një pike karburanti pranë fshatit Lekaj, pasi i kishte marrë punonjësit të saj 120 mijë lekë të reja, nën kërcënimin e thikës.

Ai e kishte nisur ditën me një serial ngjarjesh të dënueshme derisa përfundoi në pranga.

Ai detyroi me forcë Arjan Shaun që ta merrte në makinën e tij, pak pasi ishte konfliktuar dhe kishte plagosur me thikë një tjetër person, i identifikuar si Bardhyl Petja, shitës në një dyqan.

Më herët 45 vjecari Astrit Pukameka ishte konfliktuar me dy kushërinj të ish-bashkëshortes, në rrugën dytësore, pranë mbikalimit, duke tentuar t’i djegë ata pasi i kishte spërkatur me naftë.

Pas arrestimit nga policia, 45 vjecari Astrit Pukameka u akuzua për një mori veprash penale, por duket se ai në gjendje të rënduar psikologjike ndërmori vendimin fatal të vetvarjes.