Fillimisht u fol për “Ëembley” si stadiumi zëvendësues i mundshëm i Shën Petersburgut, një stadium i cili tashmë është caktuar për finalen e vitit 2024. Zgjedhja ra në Paris, në vend të kësaj.

Finalja e Champions League (2021-202) ndryshon vendin e zhvillimit të saj. Konflikti i armatosur mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që UEFA të marrë vendimin për të ndryshuar vendin e finales së planifikuar fillimisht në Shën Petersburg.

Në këtë mënyrë, tashmë ndeshja, në të cilën do të vendoset kampioni i garës maksimale kontinentale për klubet, do të luhet në Paris. Nuk është hera e parë që ndryshon vendi i kësaj finaleje të përvitshme.

Lisbona dhe Porto kanë qenë qytetet e dy edicioneve të fundit, por në të dyja rastet Stambolli ishte vendi i zgjedhur fillimisht nga UEFA. Pandemia e koronavirusit i pengoi dy finalet të mbaheshin në qytetin turk, i cili është caktuar tashmë si vendi i finales së Champions-it më 2023.