Një gjetje interesante ishte edhe futja e kafshëve dhe e shpendëve në shtëpinë e Big Brother.

Teksa ndodhej e ulur me Arbërin dhe Eltonin në sallon, Beniada shprehet: “Pula nuk ka nevojë për gjelin për të bërë vezën, e bën vetë”. Kaq mjaftoi që banorët të diskutonin rreth kësaj.

Biseda:

Beniada: Jo, s’ka nevojë për gjelin për të bërë vezët, e bën vetë pa gjel

Arbëri: Duhet gjeli, apo jo? A duhet gjeli për të bërë vezë? Se na ka ngatërru

Beniada: O Donald, për të bërë vezën a duhet gjeli? Apo nuk ka nevojë për gjelin?

Donaldi: Po pra, jemi çunat e shtëpisë, nuk ka nevojë për gjela

Eltoni: Gjeli zakonisht që të bien klloçkë…

Beniada: Po gjeli çfarë bën atëherë?

Arbëri: Gjeli është gjel, rri kot

Beniada: Çfarë ndodh me pulën?

Donaldi: E ka thjesht për kënaqësi