Arjola Demiri është në nominim bashkë me 3 banorë të tjerë. Njëri prej tyre do largohet spektaklin e radhës. Një nga ndjekësit e reality show ka vënë në dukje se ajo ka veshur sërish bluzën me emblemën e UÇK-së ku shkruhet edhe motoja “Liria ka emër”. Sipas ndjekësit që ka komentuar këtë, ai thekson se këtë aktorja po e bën me një prapavijë.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga llogaria e aktores në Instagram.

“Arjola n’zemër mban UCK e Kosovën e si merr leje askujt! Ajo nderon Malësine e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prap se ndalon, jo një Enver, po 1 mln të tillë.

Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që diten kur lindi kur ende se dinte fatin e vet… shkruhet mes të tjerash në postim.