Një nga personazhet më të famshëm të TikTok, Hasbulla Magomedov, i ka marrë të gjitha masat e sigurisë personale në kuadër të turit të tij në Australi.

19-vjeçari, i cili ka pamjen e një fëmije të vogël, është fotografuar në Sidnei, i rrethuar nga shumë truproja.

Hasbulla u bë i famshëm në fund të vitit 2020, kur nisi të postonte video gazmore në Instagram dhe TikTok. Pamja e tij e jashtme dhe vetëbesimi i lartë që tregonte në këto video, bënë që në TikTok të grumbullonte gati 5 miliardë shikime.