Vazhdojnë betejat për kontrollin e qyteteve mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Mëngjesin e sotëm, forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sulm rus të 60 parashutistëve pranë Lvivit.

Sipas Reuters, kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, tha se ushtarët rusë zbarkuan tre helikopterë, dhe ishin tërhequr pas përleshjes me ushtrinë në Brody në Ukrainën perëndimore.

“Rusët zbarkuan tre helikopterë pranë Brody në orën 09:00 të mëngjesit, rreth 60 persona, forcat e armatosura ukrainase po zmbrapsin pushtuesin. Ne po e mbajmë situatën nën kontroll”, tha kryebashkiaku Andrey Sadovyi.

Ende nuk dihet bilanci i viktimave në këtë betejë.