Mbi 800 pasagjerë kanë përjetuar momente tmerri pasi trageti me të cilin ata po lundronin u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së enjtes në tragetin “Staten Island”, i cili u ankorua më pas në portin e Nju-Jorkut.

Trageti kishte 868 pasagjerë, si dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, kur flakët shpërthyen në dhomën e motorit.

Pas njoftimit, tmerri përfshiu pasagjerët, 5 nga të cilët u plagosën lehtë teksa u evakuuan në portin e Nju-Jorkut.